19:50 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

INSTAT: Një e treta e të punësuarve në privat janë informalë

10:58 | 21/06/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
INSTAT: Një e treta e të punësuarve në privat janë informalë

????????????????????????????????????

Në vitin 2016 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 31,9 % duke pësuar një rënie krahasuar me vitin 2015, kur ky tregues ishte në vlerën 34,1 %, raportoi INSTAT.

Tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në një proces formalizimi teksa shihet se në skemën e sigurimeve shoqërorë janë shtuar edhe 157 mijë persona nga sektori jobujqësor qe nga viti 2013. Mirëpo të dhënat e INSTAT tregojnë se ka ende shumë hapësira për formalizim të mëtejshëm të tregut të punës.

Banka Botërore në një raport të shtatorit 2015 tha se tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet.

Banka referon se, vlerësimet e anketës së fuqisë punëtore sugjerojnë se, afër gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë korrespondon me punësimin informal, dhe pothuajse tre të katërtat e punës në ndërtim është informale.

Banka vëren se, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. Në të kundërt të ndërtimit, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar. Rreth 82 për qind e punonjësve në shërbime janë me arsim të lartë.

Studimi i vlerësoi se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 48%, sipas të dhënave të përpunuara nga Census (LFS) 2011.

Edhe të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë se të ardhurat nga sigurimet kanë mbetur në nivelin e 4% të PBB-së, sa gjysma e mesatares së rajonit.

Shqipëria përballet me sfida të shumta të tregut të punës. Sektori i bujqësisë punëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, më aftësi të ulta, shumica e të cilëve janë punëtorë të papaguar të familjes ose të vetë-punësuar. Jashtë bujqësisë, informaliteti është i lartë dhe shumë prej tyre janë me kualifikim të ulët. Shifrat e e punësimit tregojnë rezultate të dobëta tek gratë dhe tek të rinjtë./ Revista Monitor

Etiketa: informalINSTATpunesimi
Pas

Basha në Kukës: Nxirreni PS-në me zero mandate, Rama dhe Meta sillen sikur katër vite kanë qenë në opozitë

Para

Eni Çobani prezanton bashkëshortin: Je njeriu më i afërt i jetës time

Para
Eni Çobani në mendime të thella, aq sa ngatërron dhe shprehjen e njohur (FOTO)

Eni Çobani prezanton bashkëshortin: Je njeriu më i afërt i jetës time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.