Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook publikoi foto që tregojnë matjet globale të rasteve të koronavirusit ku ilustrohen statistikat e Shqipërisë krahasuar me disa shtete të tjera.
Kryeministri shprehet i lumtur dhe krenar që vendi jonë renditet me një bilanc të tillë ku Shqipëria dhe Islanda janë vendet më me pak raste infektimesh në kontinent.
Ndërkohë në kundërshti me arritjet dhe pretendimet e Ramës, INSTAT ka publikuar një raport ku thuhet se pjesa më e madhe e fataliteteve të pandemisë Covid-19 kanë ndodhur në shtëpi, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mbingarkesës në spitale, por kjo mënyrë ka rezultuar dramatike për ta.
Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se, raportimet zyrtare. Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtese në spitale ishin i 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19.
Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë deklaroi në vitin 2020 rreth 1,180 humbje jete nga Covid-19, duke shpjeguar më pak se një të tretën e shtesës së vdekjeve në 2020-n, në raport me mesataren e 2016-2019.
Mbishkrimi në postimin e Ramës:
“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tone.”