Inter ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme teksa ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Salernitanës.
Zikaltrit ishin në formë dhe dhanë sinjale të forta përpara ndeshjes së Champions League kundër Atletico Madrid. Thuram dhe Martinez hapën serinë e golave në minutat 17′ dhe 19′. Në të 40-ën ishte rradha e mbrojtësit Dumfries për të trefishuar rezultatin.
Në pjesën e dytë pati minuta edhe për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani që zuri vendin e Calhanoglu në minutën e 66′.
Fundi i takimit ishte momenti i Arnautoviç për të shënuar të katërtin dhe për të vulosur fitoren e Interit, që hedh një tjetër hap të rëndësishëm për titullin kampion.