Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ditën e sotme në lidhje me 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Begaj thotë se Kosova është një histori suksesi në Ballkan, në respektimin e të drejtave të njeriut.
Presidenti shton se jemi dy shtete, por një gjuhë e një kulturë. Ai e mbyll duke thënë se ky moment duhet shfrytëzuar për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim me SHBA dhe BE.
Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj:
Kosova 16 vjet Republikë.
Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.