03:44 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Interesat e ulëta të Lekut, kredia e re u rrit me 47% për dy muajt e parë të vitit

20:40 | 28/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Interesat e ulëta të Lekut, kredia e re u rrit me 47% për dy muajt e parë të vitit

Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edhe për muajin shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi muajin e kaluar 29.3 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 52.5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Edhe të dhënat progresive të dymujorit tregojnë rritje të lartë dhe një vlerë të kredisë së re në nivelet më të larta historike për periudhën. Gjatë dy muajve të parë të vitit, vlera e kredisë së re arriti në 52.7 miliardë lekë, në rritje me 47.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Rritja e kredisë së re sipas segmenteve është veçanërisht e lartë në segmentin e biznesit, ndërsa sipas valutës kjo rritje e shpejtë vazhdon të udhëhiqet nga kreditimi në monedhën vendase. Për dy muajt e parë të vitit, bankat dhanë më shumë se 38 miliardë lekë kredi për bizneset, shifër kjo 70% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja ka ardhur veçanërsisht në segmentin e kredisë afatshkurtër për mjete qarkulluese.

Rritja e kredisë vazhdon edhe në segmentin e individëve, por me ritme disi më të ngadalta. Kredia e re për individët arriti në 14.7 miliardë lekë, rritje kjo me afërsisht 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Normat relativisht të ulëta të interesit po bëjnë që huamarrësit të jenë gjithnjë e më të orientuar drejt monedhës vendase. Kredia e re në monedhën vendase arriti në 33.2 miliardë lekë ose sa 63% e vlerës totale të kredisë së re të dhënë gjatë periudhës. Në vlerë kredia e re në lekë është rritur me 124% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re në lekë është rritur me 180% për bizneset dhe me 78% për individët.

Banka e Shqipërisë po mban një normë bazë interesi në nivelin 3.25%, një ndër më të ulëtat në Europë. Kjo ka bërë që interesat për kredinë në monedhë vendase të qëndrojnë në një territor tërheqës dhe më të ulëta krahasuar me kredinë në Euro. Megjithëse më pak e leverdisshme për shkak të rritjes së normave të interesit, sidoqoftë porotofoli i kredisë në Euro është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit. Gjatë muajve të parë të këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek ka qëndruar në një nivel prej afërsisht 9% më të ulët krahasuar me një vit më parë. Ecuria pozitive e kreditimit duket qartë edhe në vlerën totale të portofolit, të shprehur si tepricë. Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt arriti në 750 miliardë lekë, me një rritje prej 9 miliardë lekësh krahasuar me fundin e janarit.

Me bazë vjetore portofoli total i kredisë ishte në rritje me 5.6%, nga 4.1% që kishte qenë rritja për muajin janar. Rritja e portofolit të kredisë po përshpejtohet krahasuar me nivelet e fundit të vitit të kaluar.

Rritja vjetore e portofolit për bizneset arriti në 3.7% (nga 1.8% në fund të janarit), ndërsa për individët në 9.2% (nga 8.4% në fund të janarit). Portofoli i individëve vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes vjetore, për shkak të një strukture më të qëndrueshme, të mbështetur sidomos tek kreditë afatgjata për blerje banesash./ Revista “Monitor”

Pas

Izraeli duhet ‘të sigurojë ndihmë urgjente humanitare’ në Gaza

Para

Parlamenti francez dënon masakrën e policisë së vitit 1961 të algjerianëve në Paris

Para
Parlamenti francez dënon masakrën e policisë së vitit 1961 të algjerianëve në Paris

Parlamenti francez dënon masakrën e policisë së vitit 1961 të algjerianëve në Paris

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.