Inxhinieri Rako Pajo, themeluesi i “Eco Energia” i ftuar në emisionin “Aktualitet”, foli për rëndësinë e investimit në energjinë diellore.
“Shqipërisë nuk i lejohet asnjë muaj të blejë energji elektrike. Kam një thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe kategoria e parë për invesititorët, duhet të zerohen faturat e energjisë sa më parë, sot ua mundëson ligji. OSHEE duhet të marrë vendime të qarta pa humbur kohë.”- u shpreh Pajo.
Biznesmeni Muharrem Hoxha është i pari që ka instaluar panele diellore nga kompania Eco Energji në biznesin e tij me qëllim për të kursyer energji.
Por sipas tij ka një ngërç me ligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” ende nuk është përcaktuar një çmim në lidhje me energjinë e tepërt që prodhojnë panelet diellore ta hedhë në rrjetin e OSHEE-së dhe ai ende se ka marrë fitimin.
Sipas Rako Pajos, fatura e z.Hoxha është lexuar nga OSHE dhe shumë shpejt do të marrë zgjidhje.
“Sot unë i vërtetoj me VKM dhe të gjitha draftet, që është i pari iniciator që i shkruhen kilovatët që ka prodhurar, për dy vjet të kompesohet me energjinë që ka prodhuar. Të mos tremben nga investimi që është i sigurt. Investimi diellor duhet prodhuar dhe duhet investuar në Eco Energia. Tek Eco Energia, do të merrni një projekt në kohë reale, që bën studimin, projektimin dhe mirëmbajtjen. Qytetarët dhe investitorët do të bëjnë punën që kanë bërë. Zgjidhjen do t’ja japë OSHEE.”- u shpreh Pajo.
(M.Q/Faxweb.al)