Sistemi i drejtësisë, burokracitë, rendi ligjor, titujt e pronësisë, cilësia e dobët e shërbimeve dhe korrupsioni në administratën publike, ngecja e reformave, mbeten ende faktorët prej të cilëve Shqipëria shënjohet me X nga investitorët. Të paktën kështu raporton Ora News.
Por, Kreu i AIDA-s Genti Beqiri, deklaroi se nuk ka patur kompani të huaja që të jenë larguar nga Shqipëria, por ai është kundërshtuar fort për këtë.
Megjithatë, sipas Kreut të Dhomës Amerikane Mark Crowford, një investitor amerikan i ka vënë një kryq të madh Shqipërisë, dhe kjo vetëm për shkak të korrupsionit.
Njoftimi i plotë i Crowford:
“Është normale që investitorët ikin por është shqetësim kur ata ikin dhe thonë nuk do të vimë më, ose nuk do të marrim në konsideratë më. Vetë personalisht kam ndërhyrë në një nga investimet amerikane që ishte duke ikur, ai ishte shumë i pasur dhe tha për mua Shqipëria është një X. Unë kam investuar kudo në botë, por nuk ka pasur kaq shumë korrupsion.
2017 është një vit elektoral për Shqipërinë. Sipas grupeve të interesit ky fakt bën që investitorët të kalojnë në një fazë observuese, monitoruese sesa vepruese.
Ndryshimi i administratës sa herë ndryshohen pushtetet edhe këtë herë po tkurr interesin e tyre për të derdhur kapital në Shqipëri.
Shqetësues mbetet fakti se sipas Dhomave të Tregtisë, se shteti shqiptar nuk respekton ligjin ndërkombëtar për investitorët, duke shkuar shpesh në arbitrazh.
Kur ne investojmë nga jashtë shikojmë si është situata juridike. Nëse ne vimë këtu dhe flasim me qeverinë dhe ata janë pozitivë, flasim me dhomat e tregtisë dhe janë pozitivë, flasim me tregun dhe janë pozitivë, por shkojmë tek Ambasadat dhe ata thonë se akoma nuk kanë bërë përmirësimin e gjykatave kështuqë nesër nëse ke problem me taksat apo ndonjë zyrë tjetër me qeverinë nuk ke mbrojtje.
Ata thonë jemi të interesuar, do të vimë prapë pas reformës. Mund të vinë nesër, pas një viti apo dekade, sepse ata nuk rrezikojnë paratë e tyre.” (D.D/Shuplaka)