10:06 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Irani hap media në shqip për të shënjestruar disidentët e mërguar

16:35 | 21/03/2017
në Te Fundit
0
Irani hap media në shqip për të shënjestruar disidentët e mërguar

“Mediat iraniane po hapin një luftë online kundër një grupi opozitar – disa prej anëtarëve të të cilit jetojnë në mërgim në Shqipëri – duke lançuar uebsajte të reja në shqip për të ndikuar opinion vendas,” shkruan në artikullin për BIRN, gazetarja Fatjona Mejdini.

Politikanët dhe deputetët shqiptarë nga mazhoranca qeverisëse dhe opozita morën pjesë në eventin “Lironi Iranin” të organizuar nga MEK në Paris në korrik 2016.

Një OJQ iraniane e quajtur Lidhja Habiliane ka shtuar një rubrikë të re shqip në uebsajtin e vet të lajmeve, Habilian, me synimin për të shënjestruar aktivistët e opozitës iraniane që kanë marrë statusin e refugjatët në Shqipëri në vitet e fundit.

“Lidhja Habilian ka lançuar të parin uebsajt të specializuar në gjuhën shqipe që ofron lajme, analiza dhe dokumente mbi krimin e kryer nga organizatat Mujahedin-e-Khalq,” shkruan postimi i parë shqip i publikuar në uebsajt më 29 janar.

Habilian është një nga disa media iraniane që së fundmi ka filluar të publikojë në shqip.

Ndërsa vendimi i tij për të publikuar në gjuhën e një vendi të vogël ballkanik mund të duket i pazakontë, Habilian është i hapur rreth faktit se shënjestron anëtarët e Mojahedin-e-Khalq, Muxhahedinët Popullor të Iranit, që jetojnë në Shqipëri.

Ndërsa disa besojnë se qeveria iraniane po e mbështet atë dhe media të tjera iraniane që shënjestojnë MEK, një burim diplomatik nga ambasada iraniane në Tiranë e mohoi këtë.

Shqipëria ra dakod të marrë anëtarë të MEK në 2013, kur kryeministri i atëhershëm Sali Berisha i ofroi strehim disa iranianëve atëherë të mbrojtur nga forcat amerikane në Irak.

Muxhahedinët Popullorë të Iranit është një grup kontrovers rezistence. I themeluar në 1965 si një opozitë e të majtës ndaj regjimit të Shahut, grupi iu kthye kundër Republikës Islamike pas revolucionit të 1979.

SHBA e listoi atë si një organizatë terroriste në 1997 por u hoq nga lista e zezë në 2012 pasi hoqi dorë nga dhuna.

Autoritetet shqiptare kanë mohuar të japin numrin e saktë të anëtarëve të MEK dhe familjeve të tyre që gjetën strehë në vend, por vlerësimet sugjerojnë se janë rreth 2000.

Uebsajti i Lidhjes Habilian thotë se është një OJQ iraniane e të drejtave të njeriut e krijuar me synimin e sqarimit të faktit se Irani është një nga viktimat më të mëdha terrorizmit.

Uebsajti thotë se organizata është themeluar në 2005 nga një grup familjesh të viktimave iraniane të terrorit, vrarë nga organizatat si MEK.

“Teksa më shumë se 2000 anëtarë nga ky kult i rrezikshëm janë zhvendosur në Shqipëri, uebsajti shqip i Lidhjes Habilian u lançua për të informuar publikun në Shqipëri rreth natyrës së vërtet të MEK dhe të përgatisë popullin shqiptar rreth kërcënimeve që vijnë nga ky grup terrorist,” shkruhet në të.

Një anëtar i Lidhjes Habilian, Masoud Heidari, i tha BIRN se rubrika shqip e uebsajtit synon “të paralajmërojë” shqiptarët rreth Muxhahedinëve Popullorë të Iranit.

“Ne vendosëm se kishim përgjegjësi të paralajmëronim median shqiptare, politikanët dhe më e rëndësishmja, të gjithë popullin shqiptar, për kapacitetet e këtij grupi terrorist për të korruptuar politikanët, [për t’u përfshirë] në aktivitete të pastrimit të parave dhe së fundmi për natyrën e tyre të kultit,” tha ai.

Faqja shqip e uebsajtit është mbushur me artikuj dhe video të detajuara që theksojnë rreziqet e grupit MEK.

Gjithashtu publikon video nga një kanal YouTube i quajtur Impakt që transmeton intervista me ata që e quajnë veten ish-anëtarë të MEK.

Kanali i YouTube është i lidhur me një gazetë shqiptare, gjithashtu quajtur Impakt, i cili që nga vera e shkuar ka shkruar rreth rreziqeve që vijnë nga MEK në Shqipëri.

Habilian nuk është e para organizatë mediatike në Iran që ka filluar publikimin në shqip.

Në korrik 2016, Irani lançoi median Pars Today në shqip, bashkë me 24 gjuhë të tjera. Pars Today është pjesë e korporatës mediatike shtetërore Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit, IRIB.

Më 3 mars, Pars Today publikoi një artikull në shqip të titulluar “Mbështetja për terrorizmin dhe Mujahedeen-e-Khalq dëmton besueshmërinë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Uebsajti ka disa artikuj rreth anëtarëve të MEK, të cilët përshkruhen si grup dhe kult terrorist.

BIRN pyeti Pars Today të shpjegojë interesin e tyre në hapjen e rubrikës shqip, por nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.

Organizata opozitare iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, gjithashtu ka një seksion shqip në uebsajtin e vet zyrtar, bashkë me gjashtë gjuhë të tjera. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: birnIranmuxhahedine
Pas

Ndikimi rus në rajon, Kodheli pret homolgun malazez, mesazhe të forta kundër Rusisë

Para

Pas fotos së Veliajt që qan, shpërthen rrjeti me diçitura. Ja më pikantet

Para
Pas fotos së Veliajt që qan, shpërthen rrjeti me diçitura. Ja më pikantet

Pas fotos së Veliajt që qan, shpërthen rrjeti me diçitura. Ja më pikantet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

“Votat e mia i kaluan një kandidati tjetër”/ Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vajza palestineze që humbi këmbën në sulmin izraelit pret të ketë një këmbë protetike

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

Presidenti francez: Vendimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon armëpushimin, “test besueshmërie” ndaj SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.