20:47 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ironia e rritjes së pagave

08:29 | 29/05/2023
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ironia e rritjes së pagave

Në garën e ethshme rajonale, Shqipëria nuk ka arritur të shkëlqejë gjatë dekadave të fundit.

Faktet dhe statistikat e kanë renditur atë pothuajse gjithnjë në fund.

Të ardhurat për frymë në vitin 2021 ishin sa 32% e mesatares europiane, duke lënë pas vetëm Kosovën, me një përmirësim prej vetëm një pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

P.sh., për Maqedoninë e Veriut, treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë.

Për Serbinë, treguesi është 44%, për Malin e Zi, 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë-Hercegovina renditet përpara Shqipërisë, me 33% të mesatares së BE-së.

Edhe në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për Frymë (AIC), që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).

Edhe në garën për tërheqjen e investimeve, Shqipëria shpesh ka dalë e humbur. Indeksi Global i Mundësive 2023 e rendiste Shqipërinë në vendin më pak tërheqës në rajon sa u takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë arritur që të tërheqin kompani, të cilat kanë sjellë investime me vlerë të shtuar dhe njohuri. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka konkurruar dhe me zonat e lira dhe taksa më të ulëta (Shqipëria rriti tatimfitimin nga viti 2014).

Serbia, që ka taksa të ngjashme me ne, ia ka dalë të tërheqë sidomos investime në teknologjinë e informacionit. Sipas një guide të qeverisë për sektorin e teknologjisë dhe informacionit (TIK), Serbia tani gjeneron 10% të PBB-së së saj nga sektori i TIK-ut, duke qenë ndër katër sektorët kryesorë të eksportit, së bashku me çelikun, makinat dhe bujqësinë.

Rritja ekonomike më e qëndrueshme ka sjellë dhe të ardhura më të larta në buxhet. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Modeli i zhvillimit të rajonit, i orientuar nga tërheqja e investimeve të huaja me vlerë të shtuar të lartë, në kontrast me Shqipërinë, që ka ende si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe ka orientuar kapitalin e lirë kryesisht në ndërtim, i ka mundësuar Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës të kenë paga rreth 40% më të larta, si në sektorin privat, ashtu dhe atë shtetëror.

Është e qartë se modeli shqiptar i zhvillimit nuk ka arritur të përcjellë paga të larta në ekonomi. Por, atë që normalisht e bëjnë kërkesa dhe oferta, si dhe produktiviteti i kapitalit njerëzor dhe financiar, po nxiton t’i kundërvihet qeveria.

Në një “inat” rajonal, kryeministri shqiptar po premton në mënyrë “revolucionare”, që paga mesatare brenda një periudhe dyvjeçare do të shkojë në 900 euro, afër mesatares rajonale, në pamje të parë, duke rritur presionin për sektorin privat, nëpërmjet administratës, për ata që kryeministri i quan si kapitalistë, që “shfrytëzojnë punëtorin e thjeshtë”.

Por, votimi i fundit tregoi se nuk është qëllimi që nga rritja e pagës së administratës të shtohet presioni mbi tregun, as nuk niset nga nevoja për frenim emigracioni (në masë po ikin infermierë e mjekë të thjeshtë që janë në nivelin e poshtëm të rritjes së pagës), as në të mirë të atyre që paguhen me pagë minimale dhe as indeksimi me inflacionin.

Të gjitha këto plasën si flluska sapuni dhe përfunduan në rritje të mprehtë të pagës reale të kupolës së lartë të institucioneve (presidenti, kryeministri, deputetët, ministrat) me indeksim shumëfish inflacionin, që në thelb, thelloi diferencën me nivelet më të ulëta të administratës dhe të punonjësve publikë, si mjekë e mësues, duke treguar se kapitalisti vërtet shfrytëzues, në fakt, është qeveria shqiptare.

Ironikisht, ky veprim i kryeministrit, qeverisë shqiptare dhe votimit në Kuvend ngjan si pasqyrim i anasjellë i një shprehjeje popullore: U mbars miu (paga e “vegjëlisë”) dhe polli një mal (pagat e kupolës shtetërore).

Në fund, i gjithë debati i pagave, presioni mbi biznesin si fajtorët kryesorë që po emigron krahu i punës, apo dhe gjithë populizmi gjatë fushatës për këtë temë, si gjithmonë, prodhoi të kundërtën e asaj që pritej.

Mbase për një gjë duhet të jemi të qetë, deputetët dhe kupola e lartë e shtetit, të paktën, nuk do të kenë tashmë arsye për të emigruar./monitor

Pas

Kush është Recep Tayyip Erdogan, si ka ndryshuar Turqia gjatë kohës së tij në pushtet/ Çfarë thonë kritikët dhe mbështetësit e tij për të?

Para

Ditëlindja kthehet në tragjedi, përmbyset varka, humbin jetën 4 persona

Para
Ditëlindja kthehet në tragjedi, përmbyset varka, humbin jetën 4 persona

Ditëlindja kthehet në tragjedi, përmbyset varka, humbin jetën 4 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.