21:16 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-agjenti i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, serbi Bozhoviç tregon kush fshihet pas vrasjes së Ivanoviç

19:00 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-agjenti i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, serbi Bozhoviç tregon kush fshihet pas vrasjes së Ivanoviç

Bojan Bozhoviç, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviç, qëndron Beogradi zyrtar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka delaruar se Ivanoviç e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës.

“Ishte shumë e çuditshme. Lajm shumë i keq dhe i papritur. Jam i bindur që me këtë rast edhe gazetarët kanë kanë humbur shumë, sepse Oliver Ivanoviç ka bashkëpunuar me të gjithë. Ai gjithmonë është përgjigjur pozitivisht, edhe kur kam qenë vet gazetar”.

“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet kjo vrasje”.

“Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”.

“Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviç, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçiç. Çdo biznes që ka Veselinoviç, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiç”.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e ditës së djeshme në veri të Mitrovicës pranë zyrës së tij. Kjo vrasje bëri që delegacioni ser btë ndërpresë dialogun me Kosovën në Bruksel dhe të kthehet në Kosovë.

Ndërkohë që drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u zbardhur vrasja e Ivanoviç. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Bojan Bozhoviç
Pas

Është vërtetuar shkencërisht: Personat të cilët kanë motër janë më të suksesshëm dhe më të lumtur!

Para

‘Nën dritën e qiririt’, PD organizon mbledhje për protestën e 27-Janarit (FOTO)

Para
‘Nën dritën e qiririt’, PD organizon mbledhje për protestën e 27-Janarit (FOTO)

‘Nën dritën e qiririt’, PD organizon mbledhje për protestën e 27-Janarit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.