Pas disa orësh seancë, sot u vendos që gjyqi i radhës për ish-deputetin Mark Frroku të zhvillohet nesër ku gjykata do të shprehet me fjalën e saj.
Frroku, i pranishëm në seancë ka mohuar akuzat madje duke u shprehur se po mbahet padrejtësisht në qeli prej dy vitesh.
“E ndiej veten të pafajshëm. Jam mbajtur 2 vjet në burg padrejtësisht. Personin për të cilin akuzohem që mund ta kem vrarë nuk e kam takuar ndonjëherë në këtë jetë. Pasurinë e kam bërë me punë të ndershme. Kam punuar 16 orë në ditë”,- u shpreh Frroku nga seanca.
Me 16 mars Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë në vitin 1999. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, si dhe 10 vite heqje të së drejtës që të mbajë funksione publike. (M.D/ Shuplaka)