Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkarkimit të Fatos Lulos, i cili u gjet i papërshtatshëm për detyrën e gjyqtarit në sistemin e drejtësisë për posedim pasurie të pajustifikuar me burime të ligjshme të të ardhurave.
Vendimi i 23 marsit për shkarkimin e Lulos ishte i pari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, institucionit të krijuar në bazë të reformës në drejtësi dhe që ka për detyrë të kontrollojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë”, njoftoi KPA. Tashmë, e vetmja shkallë ku mund të apelohet vendimi është gjykata e Strasburgut.
Gjatë seancës dëgjimore, KPK u shpreh se Fatos Lulos nuk justifikonte pasurinë.
(M.Q/Faxweb)