Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojë kodin zgjedhor ku përfshihet edhe kandidimi i kryetarit të partisë në katër zona zgjedhore. Sipas Kumes, nëse miratohet, do të humbasim në përpjekjet për të miratuar një legjislacion zgjedhor që përafrohet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Ndërkohë thkeson se propozimi i tij ka qenë që kryetari i partisë të përjashtohej nga vota preferenciale.
Statusi i plotë: Propozimit te Z. Murrizi per te perfshire ne Kodin zgjedhor nje dispozite qe do t`i jepte mundesi kryetarit te subjektit zgjedhor ( partise politike) te ishte pjese e listes se kandidateve ne te 12 njesite zgjedhore, PS ju pergjigje me propozimin qe kjo e drejte te ishte per vetem deri ne 4 njesi zgjedhore. Ky propozim u miratua ne Komisionin e ligjeve dhe pritet te miratohet edhe ne seancen qe do te zhvillohet neser ne Kuvend.
E drejta e kryetarve te partise per te qene pjese e listes se kandidateve ne te 12 njesite zgjedhore nuk eshte e re per legjislacionin tone zgjedhor. Kjo ka qene e parashikuar ne Kodi Zgjedhor, 2008. Nderkohe, eshte e rendesishme te theksohet se nje dispozite e tille eshte vleresuar nga Komisioni i Venecies , ne opinion e perbashket me ODIHR , mars, 2009, per Kodin zgjedhor shqiptar, si nje “zhvillim negativ ne legjislacionin zgjedhor te Shqiperise”.
Ne Raportin perfundimtar te Misionit te Vezhguesve Nderkombetar te OSBE/ODIHR per zgjedhjen per Kuvendin, qe u zhvilluan ne 28 qershor 2009, theksohet dhe rekomandohet qe dispozita qe parashikon te drejten e kryetareve per te qene kandidate ne 12 njesi zgjedhore te hiqen nga Kodi zgjedhor.
Kjo dispozite u shfuqizua me ligjin 74/2012, date 11.07.2012.
Kodi zgjedhor qe mund te miratohet e rikthen kete dispozite. Hap mbrapa.. pasoje vetem e kompromiseve politike.. qe kur partive politike ju leverdis, i bejne pavaresisht standarteve demokratike, pavaresisht se cfare kerkohet ne dokumentat e ndryshem nderkombetar dhe rekomandimet qe behen nga institucione te rendesishme nderkombetare si Komisioni i Venecies , OSBE/ODHIR ….
Hapja e listave edhe si eshte propozuar nga mazhoranca, teorikisht, mund te sjell me vehte situata jo te mira per kryetarin e partise. Mund te ndodh qe kandidatë ne liste te marrin me shume vota parapelqyese se sa kryetari. Kjo eshte nje situate, qe ne kushtet e sistemit propocional rajonal, duhet të shmanget. Kryetari i partise, megjithese garon vetem ne nje liste, vetem ne nje rajon, ne fakt cdo vote e dhene per partine eshte , ne te njeten kohe edhe vote per te. Sistemi i kerkon zgjedhesve te votojne per partine , e cila ne fleten e votimit identifikohet edhe me emrin e kryetarit. Ndaj propozimi i im ka qene qe kryetari i partise te perjashtohej nga vota preferenciale.. cdo vote e dhene per partine te llogaritet edhe si vote e dhene per te.
Arsyetimin se duke qene kandidat ne disa njesi zgjedhore, per kryetarin krijohen kushte me te favorshme dhe nxitese ne fushaten zgjedhore, me mire se do gje e shvlerëson arsyetim i kryetarit te PS… sipas te cilit, pergjegjesite dhe detyrat e tij ne fushaten zgjedhore nuk lidhen me njesine ku ai do te jete kandidat..ai eshte njelloj pergjegjes dhe i angazhuar per zhvillimin e kesaj fushate ne te gjitha njesite zgjedhore te vendit.
Ndaj, per te mos bere hap prapa ne legjislacionin zgjedhor, i beje thirrje Kuvendit te Shqiperise te mos e miratoj kete dispozite.. Ajo qe mund te fitohet nga miratimi i saj, si shprehje e kompromisit, eshte e paperfilleshme në se e krahasojme me ate qe humbasim si shoqeri, ne perpjekjet per te hartuar nje legjislacion zgjedhor qe duhet te jete sa me shume dhe sa me mire i perafruar me kerkesat e dokumentave nderkombetar, rekomandimet dhe opinionet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecies.(A.M/Faxweb.al)