19:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ish-ministri i Jashtëm francez: Negociatat për Shqipërinë brenda vitit, zgjerimi i BE-së nuk ndalet

16:32 | 15/06/2017
në Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministri i Jashtëm francez: Negociatat për Shqipërinë brenda vitit, zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner njëherit ish-kryeadministrator i OKB-së në Kosovë, pret që Bashkimi Europian të nis negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Në një opinion të publikuar në “Financial Times” disa muaj pasi vizitoi Shqipërinë në mesin e krizës së reformës në drejtësi, tashmë që gjithçka është zgjidhur, Kushner pret që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes në korrik.

Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje apo lodhjes nga zgjerimi. Ai është optimist për Ballkanin perëndimor.

Përgjigjia e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, thotë Kushner, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Tregues është rasti i Shqipërisë. “Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur  fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez.

Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Brukseli u hodh në veprim. Mogherini dhe negociatori i zgjerimit, Kristian Danielsson udhëhoqën delegacionet që biseduan me krerët e partive. Po ashtu, europarlamentarët ndërmjetësuan dhe marrëvjeshja u arrit.

Përpara kërkesave të liderit të PD, sipas Kushner, Rama kishte një kërkesë kyçe, ai ngulte këmbë te reforma në drejtësi përpara zgjedhjeve.

“Pa atë thoshte se bisedimet me BE-në nuk përparojnë. Strategjia e tij për arritjen e kompromisit ishte hapja e bisedimeve dhe jo ndarja e përkohshsme e pushtetit”, thotë Kushner.

Ai shprehet se, Rama po na shfaqet si një ndër liderët politikë më të sofistikuar në Europë. “Artist me famë ndërkombëtare, ish-basktebollist, poliglot dhe ndryshe nga të tjerët nuk shet slogane”, thekson Kushner.

Edhe Rama e sheh hyrjen në BE si çelësin për të stabilizuar Ballkanin dhe mosmarrëveshjet në rajon. Ai i ka bërë thirje Brukselit të përshpjetojë procesin që të krijojnë një gardh ndaj ndikimit rus.

“Nuhatja ime si vëzhgues për një kohë të gjatë i Ballkanit është se pavarësisht ngurrimeve, Brukseli e ka me sy të mirë këtë këndvështrim. BE-së i duhet t’i mbajë shpresat gjallë në Ballkan. Edhe momenti ka ardhur, me liderë pro BE-së në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, një skuadron reformartorësh të gatshëm për të udhëhequr në rrugën drejt BE”, e përfundon opinionin e tij në “Financial Times” Bernard Kushner, transmeton TCH. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: kushner
Pas

Shpërthen Ilda Lumani ndaj dekorimeve, shënjestëron Rozana Radin: Je vajzë shumë e mirë, por je komerciale, sot më vjen keq për ty

Para

Hajduti i celularëve punonte në Kryeministri me Ramën, si ia ndërpreu pagën Ëngjëll Agaçi

Para
Hajduti i celularëve punonte në Kryeministri me Ramën, si ia ndërpreu pagën Ëngjëll Agaçi

Hajduti i celularëve punonte në Kryeministri me Ramën, si ia ndërpreu pagën Ëngjëll Agaçi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.