Ditën e sotme ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ka ditëlindjen dhe feston 51 vjetorin e lindjes së ti tij.
Nishani mbajti postin e presidentit të vendit deri në 24 korrik të këtij viti, një post ky marrë që prej 24 korrikut të vitit 2012. Aktualisht në vend të tij u vendos Ilir Meta i cili aktualisht mban postin e presidentit.
Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi Nishanin si President më 2012-tën, me një shumicë të thjeshtë prej 73 vota nga 140 anëtarë, pa konsensus nga opozita e asaj kohe.
Nishani shërbeu si Ministër i Drejtësisë nga viti 2009 deri në vitin 2011. Ndërsa si Ministër i Punëve të Brendshme nga viti 2011 deri në vitin 2012. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post