Për ditëlindjen e 48-të të bashkëshortes së tij, Donald Trump është shprehur se ka qenë shumë i zënë për të bërë dhurata. Melanie Trump ka pasur dje ditëlindjen dhe urimet për të kanë ardhur nga njerëz në të gjithë botën.
Në një bisedë me televizionin ‘’Fox News”, presidenti Trump, Trump tha më tej se ai i dhuroi asaj “një kartë të bukur dhe disa lule”.
“Ju e dini, unë jam shumë i zënë që të vrapoj në kërkim të dhurata, mirë?”, tha Trumo.
Presidenti përshëndeti gjithashtu punën e zonjës së parë në planifikimin e darkës shtetërore të kësaj jave duke nderuar Francën, duke thënë se ajo bëri një “punë fantastike”.
(E.K/FAXWEB.AL)