02:30 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

ISHIM ME AFËR, KUR ISHIM MË LARG (Në kujtim të Andrea Stefanit)

07:14 | 04/12/2016
në Te Fundit, Te Gjitha
0
ISHIM ME AFËR, KUR ISHIM MË LARG (Në kujtim të Andrea Stefanit)

NGA ASTRIT PATOZI

Me Andrean kam pasur fatin të jem edhe shumë afër, edhe shumë larg. Shumë e shumë vite të shkuara ishim kolegë, që punonim në të njëjtën gazetë. Takoheshim përditë asokohe, por nuk u bëmë asnjëherë miq.
Më vonë, kemi ndjekur njëri-tjetrin, për shkak të angazhimeve publike, duke e parë atë përherë e më të larguar nga idetë dhe bindjet e mia. Dhe megjithëse nuk u takuam më kurrë dhe distanca në botëkuptim u thellua, nuk patëm dhe nuk gjetëm asnjë arsye për t’u konsideruar si “armiq”.
Por kjo histori e shkurtër personale nuk më pengon të them se ishte unik. Ndryshe nga gjithë të tjerët, që mosha ua zbeh grintën dhe ua ftoh emocionalitetin, atij i erdhën duke iu forcuar këto shfaqje “djaloshare” të temperamentit. E kam gjetur cdo ditë më të zjarrtë dhe më pasionant në punën e vet, që prej kohës kur kemi pirë kafen e fundit si gazetarë të “Rilindjes” së Kosovës, ndoshta në vitin 1994.
Edhe pse nuk jam dakord me shumë prej atyre që shkroi Andrea, kjo nuk e ndryshon bindjen time se shoqëria jonë ka nevojë për zëra të fortë si ai.
Sepse mendoj që ai besonte në atë që thoshte, pak rëndësi ka nëse kishte të drejtë gjithmonë apo jo. Dhe këtij vendi nuk do t’i vijë kurrë e keqja nga ata që luftojnë për të vërtetën, qoftë kjo edhe e parë me syzet jorealiste të pasionit politik.

Por këtij vendi po i punojnë qindin pikërisht ata që bëjnë tamam të kundërtën e asaj që thonë. Dhe që jo në të gjitha rastet janë vetëm politikanë.
Ndaj edhe më është dukur më afër Andrea, pikërisht atëherë kur kemi qenë më larg.

Etiketa: Astrit PatoziBlog
Pas

Kush ishte Andrea Stefani dhe veprimtaria që la pas

Para

NDRIU, NJË IKJE QË VARFËRON QYTETIN-Alfred Peza

Para
NDRIU, NJË IKJE QË VARFËRON QYTETIN-Alfred Peza

NDRIU, NJË IKJE QË VARFËRON QYTETIN-Alfred Peza

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.