08:47 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush ishte Andrea Stefani dhe veprimtaria që la pas

07:02 | 04/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush ishte Andrea Stefani dhe veprimtaria që la pas

Andrea Stefani, gazetari dhe analisti i njohur u nda dje nga jeta, për shkak të një sëmundje të rëndë, të cilës edhe pse u mundua nuk arriti ta kurojë. Jeta e tij u ndërpre në moshën 58 vjeçare duke lënë pas dy fëmijë, ende të parritur mirë dhe bashkëshorten e tij.

Jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër debatet televizive, por kush ishte Andrea Stefani?

Stefani prej rreth 20 vjetësh punoi si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ai u bë i njohur për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Andrea Stefani i përket brezit të gazetarëve shqiptarë të viteve 1990. Ai e nisi karrierën në viin 1989 si gazetar i gazetës “Puna”. Më pas vazhdoi si gazetar i lirë, aq sa në vitin 1993 ai ishte në ekipin e parë të Gazeta Shqiptare. Më pas Stefani kaloi tek gazeta “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.

Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”.  Gazetari Stefani punoi edhe  në gazetat  “Shqip” dhe “Dita”.

Për më shumë se 10 vjet ai ishte mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive.

Ndërkohë që Andrea Stefani është edhe autor i librit publicistik “Albanistan”.

Etiketa: te funditte gjitha
Pas

“El Clasico”, Ramos fantastik, barazon në frymën e fundit (VIDEO)

Para

ISHIM ME AFËR, KUR ISHIM MË LARG (Në kujtim të Andrea Stefanit)

Para
ISHIM ME AFËR, KUR ISHIM MË LARG (Në kujtim të Andrea Stefanit)

ISHIM ME AFËR, KUR ISHIM MË LARG (Në kujtim të Andrea Stefanit)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.