Tre persona janë ekstraduar në 24 orët e fundit nga Interpol Tirana për vepra të ndryshme penale.
Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden kanë arrestuar dhe ekstraduar nga Gjermania drejtë Shqipërisë Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier. Sipas njoftimit, Kapllanaj ka qenë një person i dënuar nga Gjykata e Fierit me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”.
Kapllanaj në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Interpol Romën, Interpol Tirana ka bërë të mundur arrestimin dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.
G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po ashtu, G.L ishte dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu në Itali u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. R.R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Brenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.
-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.
-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.
Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.