Dy shtetas shqiptar janë arretsuarë nga policia Italian.
Ata ishin duke ngrënë në një qebaptore në rrugën “Emilia all’Angelo”, në afërsi të urës Crostolo, kur u afruan oficerët e policisë, të cilët po i ndiqnin që kur dolën nga një ndërtesë pak metra më tutje.
Dy shtetasit shqiptarë, pa leje qëndrimi në Itali, pasi panë karabinierët u ndanë dhe tentuan arratisjen në këmbë. Françesko Xhepa, 23 vjeç, u desh të hidhej nga ura për t’i shpëtuar policisë, por u ndalua në rrugën “XX Setembre”. Po ashtu I arrestuar është dhe Enert Collaku, 26 vjeç, që kishte mbërritur në Itali një ditë më parë.
Ndërkohë gjatë kontrollit të tyre, iu gjetën doza kokaine dhe disa qindra euro para cash. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë, karabinierët zbuluan edhe 104 gramë kokainë të tjera si dhe 3 mijë euro. (S.SH/Shuplaka)