Një nga kureshtjet më të mëdha për kohën e diktaturës mbeten makinat me të cilat kanë udhëtuar njeëzit dhe veçabntërisht krerët e shteteve. Kur flasim për këtë perjudhë kohore kureshtja na shtyn tek ish diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha. Po ai çfarë makine përdorëte vallë?
E në fakt makina më e lakmuar e kësaj perjudhe, pa frikë mund të themi se ka qenë “Skoda” e ish-diktatorit Enver Hoxha. Sot ky mjet gjendet në një autoservis të Lezhës, mes makinave të viteve të fundit.
Ndërsa thuhet si ajo në të gjithë botën janë 100 ekzemplarë, ndërsa ky model ka rënë në duart e dy vëllezërve që kanë patur lidhje nga xhaxhai me Enver Hoxhën.
Edhe pas shumë vitesh, motori është ende në gjendje pune dhe mund të kapë shpejtësi deri në 120 km. Ky model është prodhuar në Çekosllovaki ndërmjet viteve 1950-1952, është i gjatë 6 metra dhe ka numër shasie 5337.
Ndërkohë xhamat e trashë janë me shenja plumbash, për të testuar sesa mund të përballonte.
E megjithatë kjo nuk ishte makina e vetme që ish diktatori ka përdorur gjatë udhëheqjes së tij. Ndër makinat e tjera me të cilat ai ka lëvizur ishin:
Fiat Millecento
“Alfa Romeo”
ZIM
Flamuri i Kuq
Gaz 67
Gaz 69
Kadillak
Mercedez Benz 300 SEL
Mercedez Benz 600 Limuzinë
Nga të gjitha ajo e cila do të konsiderohej si një prej ekzemplarëve rrallë e këtij koleksioni do të ishte kjo e fundit Mercedez Benz 600 Limuzinë, e cila ishte jo vetëm një ndër prodhimet më me stil, por edhe më të shtrenjta të kohës.
Ku në vitin 1965-ën do të konsiderohej si makina më e shtrenjtë në botë, duke shkuar në shumat marramendëse prej 22,000 dollarësh dhe që kishte si klient personazhe të famshëm si diplomatë, industrialistë dhe yje të skenës dhe kinemasë.
Personazhe të famshëm kanë pasur në pronësi Mercedes 600, përfshirë: Coco Chanel, Elvis Presley, Elizabeth Taylor, John Lennon, Aristotel Onassis, Jack Nicholson dhe Bob Jane. Ndërsa përsa u përket diplomatëve dhe personazheve politikë, ajo do të shndërrohej në trendin e makinave të shumë krerëve komunistë në vite si: Hirohito, Idi Amin, Jomo Kenyatta, Nicolae Ceauşescu, Leonid Brezhnev, Enver Hoxha, Pol Pot, Fidel Castro, Josip Broz Tito, Saddam Hussein dhe Kim Il Sung.
(B.L/FAXWEB.AL)