20:40 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishte dënuar për trafik droge, atentat 42-vjeçarit para banesës në Shijak

11:44 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishte dënuar për trafik droge, atentat 42-vjeçarit para banesës në Shijak

Një atentat me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit në Shijak. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi S.Gj 42-vjeç.

Sipas policisë, “më datë 05.01.2017, rreth orës 02:20, në lagjen “Ballias”, Shijak, e kanë qëlluar me armë zjarri në rrugë, rreth 30-40 m pa shkuar në banesë, shtetasin S.Gj. 42 vjeç, i cili është plagosur lehtë në dorë (pjesën e parakrahut).

Shtetasi S.Gj. ka qenë duke u kthyer në banesë me mjetin e tij, tip “Range Rover” me targa AA 580 MS”.

Pas plagosjes, i dëmtuari ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas është larguar për në banesë.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Nga burimet policore, mësohet se 42-vjeçari  ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, dhe është liruar në vitin 2012.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit po vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Etiketa: atentatshijak
Pas

Plagosja e 3-fishtë në Vlorë, babai i dy vëllezërve zbardh motivin e krimit

Para

Arrestimi i Haradinajt, Vuçiç: Do kërkojmë ekstradimin, e palogjikshme nëse Franca s’zbaton ligjin

Para
Arrestimi i Haradinajt, Vuçiç: Do kërkojmë ekstradimin, e palogjikshme nëse Franca s’zbaton ligjin

Arrestimi i Haradinajt, Vuçiç: Do kërkojmë ekstradimin, e palogjikshme nëse Franca s’zbaton ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.