Një 40 vjeçar është plagosur rëndë për shkak se ka rënë nga shkallët, teksa ishte duke punuar në një restorant në zonën e Don Boskos në Tiranë. Ai ka marrë fraktura në kokë dhe në trup dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, në gjendje serioze për jetën.
Vijojnë hetimet në lidhje me rastin, nëse janë zbatuar apo jo elementët e sigurisë në punë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.