Ditën e sotme është shtruar në spital aktorja e njohur Tinka Kurti. Mësohet se Kurti është shtruar në në nga spitalet e kryeqyteti pasi ka probleme me mushkërinë. Tinka Kurti po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.
Por një infeksion pulmonar ka goditur aktorën e shkelqyer shqiptare dhe për këtë arsye është shtruar në spital. Mësohet se pranë aktores në spital është baritoni Gëzim Myshketa. (J.V/Faxweb)