Thellohet bilanci i viktimave nga moti i keq dhe përmbytjet në Greqi, ku derimë tani raportohen 19 të vdekur dhe një i humbur.
Mediat greke shkruajnë se mes viktimave është edhe një shqiptar i identifikuar si Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës. 29-vjeçari kishte disa ditë i zhdukur.
Edhe më parë e kemi raportuar zhdukjen e tij, po mesa duket shpresat për gjetjen e tij në jetë kanë qenë të kota.
(E.K/Faxweb)