Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Përroin e Dunavatit në Gjirokastër, në lagjen muzeale të qytetit.
Fax News raporton se viktima ishte shpallur i humbur ditën e djeshme, ndërkohë që bëhet e ditur se ishte turist.
Viktima, i cili është identifikuar si Bujar Gjashta, 64 vjeç nga Tirana, ka rënë nga një lartësi mbi 100 metra dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.