Grupi islamik ka hedhur në erë xhaminë e madhe të Mosulit, nga ballkoni i kësaj xhamie, lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi shpalli vendimin për shpalljen e kalifatit
Hedhja e xhamisë në erë, u bë teksa forcat irakiane po luftojnë për të marrë kontrollin e Mosulit në Irak.
Gjeneraliirakian Abdulamir Yarallah ka thënë se “Forcat tona po avanconin thellë në qytetin e vjetër të Mosulit. Ishim vetëm 50 metra larg xhamisë Al Nuri kur ISIS kreu një tjetër krim historik duke hedhur në erë xhaminë historike”, deklaroi ai. (S.SHuplaka)