Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Meta ka deklaruar prerë sot në “Opinion” se bashkëpunimi i tij dhe LSI-së me Ramën është mbyllur, por i ka lënë të hapura këto dyer për PS-në.
“Me Ramën e kemi mbyllur, por dyert e socialistëve janë të hapura për koalicion”, tha Meta.
“Nuk kam asgjë personale me Ramën. Nuk kam patur asnjëherë, që nga video me Dritan Priftin që është e ditur që ai e ka orkestruar. Nuk përfshihen në politikë gjërat personale”, është shprehur Meta.
Ai tha në “Opinion” se Ramës nuk i ka kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për “tepsinë” duke e quajtur një shpikje të Ramës për shkak të mungesës së bilancit.
“Rama duke qenë se e ka të vështirë të dalë me një bilanc, shpik tepsi. Është shtuar borxhi me 1 mld lekë. Ai e ka të vështirë të dalë me një bilanc konkret. Se për çfarë e ka penguar LSI, të luftojë drogën? Jo. ALUIZNI-n e ka pas Rama, hipotekën e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Beratit, 80% të hipotekave e ka pas Rama”, tha Meta.
(M.D/Shuplaka)