Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të vendosë në 7 qershor për kalimin ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
Në seancën e zhvilluar sot, Islamaj është paraqitur i vetëm, para trupës gjykuese të kryesuar nga relatorja Genta Tafa.
Tafa ka thënë se sipas deklarimeve të Islamajt pranë ILDKPKI-së pasuria e tij rezulton të jetë e justifikuar.
KPK ka kryer hetim administrativ dhe sipas rezultateve të deritanishme, Islamaj dhe bashkëshortja e tij kanë patur mundësi të krijojnë pasurinë e deklaruar.
“Sipas IDKPKI deklarimet e islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depozite kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.
Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.-u shpreh relatorja.
(F.G/Faxweb.al)