07:00 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ismail Kadare nominohet për çmimin ‘EBRD 2018’, në garë dhe nobelisti Orhan Pamuk

16:44 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ismail Kadare nominohet për çmimin ‘EBRD 2018’, në garë dhe nobelisti Orhan Pamuk

Shkrimtari  i madh Ismail Kadare është nominuar për çmimin e letërsisë EBRD 2018, që mbahet për të promovuar krijimtarinë e vendeve në zhvillim.

Nga 12 autorë juria ka përzgjedhur 6 romane të cilat konsiderohen prej saj “të jashtëzakonshme”.

Kadare është nominuar për veprën e tij “Kamarja e Turpit”. Në garë me shkrimtarin shqiptarë janë autorë të njohur si Andrey Kurkov, Boris Akunin, Daša Drndić, Alaëiya Sobh, por edhe nobelisti Orhan Pamuk me librin “Gruaja me flokë të kuqe”.

Romani Kadaresë “Kamarja e turpit”, në anglisht mban titullin “The Traitor’s Niche” është përkthyer nga John Hodgson dhe është botuar nga shtëpia botuese “Penguin” në Londër. 

Dhënia e këtij çmimi është një nismë e filluar në vitin 2017 nga Banka Europiane me vendet partnere në zhvillim dhe me Këshillin Britanik, si dhe me Panairin e Librit në Londër. 

“Vlera prej € 20,000, çmimi ofron një mundësi unike për të reflektuar kulturën dhe kreativitetin e pothuajse 40 vendeve ku investon Banka jonë, nga Maroku në Mongoli, nga Estonia në Egjipt. Çmimi do t’i jepet veprës më të mirë letrare të përkthyer nga gjuha origjinale në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar në harkun kohor të 18 muajve deri më 15 nëntor 2017″, thuhet në një deklaratë për mediat. 

Vlera € 20,000 do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet autorit dhe përkthyesit. Ky shpërblim mbron mjeshtërinë e përkthimit dhe pasurinë krijuese në vendet e rajonit, deklarojnë organizatorët. Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 10 prill të këtij viti.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Ismail Kadare
Pas

“Bukurosh”, Bleona Qerreti na prezanton me djalin e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit

Para

Dëmet e përmbytjeve në Ferras, fermeri apel shtetit për ndihmë: Jemi të falimetuar, janë miliona dëme të shkatuara

Para
Dëmet e përmbytjeve në Ferras, fermeri apel shtetit për ndihmë: Jemi të falimetuar, janë miliona dëme të shkatuara

Dëmet e përmbytjeve në Ferras, fermeri apel shtetit për ndihmë: Jemi të falimetuar, janë miliona dëme të shkatuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.