Vijojnë të vijnë lajme tronditëse nga Italia pasi vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 683 viktima nga koronavirusi.
Gjithsej, 7503 persona kanë vdekur nga Covid-19 në shtetin fqinj.
Numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 9362 persona, ndërsa 3489 pacientë janë në gjendje kritike për jetën në spital.
Mësohet se 33 persona nga stafi mjekësor në Itali kanë humbur jetën. Në botë, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 20494.