Pasditen e sotme autorritetet e shëndetit në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit mbi koronavirusin në vendku mësohet se ka pasur një rënie të lehtë të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Shifrat mbeten ende të larta pasi flitet për 482 viktima në 24 orët e fundit por nga ana tjetër mund të konsiderohet një lajm pozitiv për Italinë, duke marrë parasysh shifrat e mëparshme që arrinin afro 1000 të vdekur në ditë.
Dje janë regjistruar 575, ndërsa sot 482 përkatësisht 93 viktima më pak.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i përhapjes së pandemisë ka shkuar në 23 227, ndërkohë që janë shënuar 3491 raste të reja, dy më pak se dje, duke e çuar në 175.925 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në mbarë vendin.
Përgjatë 24 orëve e fundit janë shëruar 2200 pacientë, ndërsa në total 44.927 persona e kanë mposhtur Covid-19.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post