Pas dy muajsh negociatash të vazhdueshme, duket se formimi i një qeverie në shtetin italian është arritur.
Lëvizja ‘5 Yjet’ dhe ‘Lega Nord’, duket se kanë rënë dakord për të krijuar një qeveri të përbashkët.
Pasditen e sotme Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i kanë telefonuar presidentit duke i thënë se kishin arritur dakordësinë dhe kërkonin që të mblidheshin për të emëruar qeverinë e re.
Por kush do të jetë kryeministri i ri?
‘Kryeministri do të jetë një njeri politik e jo teknik’, është shprehur lideri i Lëvizjes ‘5 Yjet’ Luigi Di Maio.
Sidoqoftë, mbetet e paqartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Mes emrave të përmendur nga shtypi italian janë edhe zv.kryetari i “Lega Nord”, Giancarlo Giorgetti; drejtuesi i kompanisë që ndërton anije, “Fincantieri”, Giampiero Massolo; ish-shef i shërbimit sekret; si dhe Elisabetta Belloni, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme.
(M.Q/Faxweb)