18:21 | 04/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Italia: Shqipëria, “një lloj Kube në Mesdhe”, ka korrupsion dhe krim, mendohuni mirë për investimet

12:44 | 21/02/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Italia: Shqipëria, “një lloj Kube në Mesdhe”, ka korrupsion dhe krim, mendohuni mirë për investimet

Shqipëria renditet nga italianët krahas vendeve si Kuva, Greqia, Maroku, Tajlanda, Britania e Madhe, për të bërë biznes. “economia-italia.com” rendit vendin tonë si një ndër destinacionet që sugjerohen për të investuar gjatë 2017-ës.

Për vendin tonë, një profil i detajuar është është realizuar në këtë kontekst edhe nga Shoqata e Dhomave të Tregtisë Italiane me Jashtë, në të cilën thuhet se në Shqipëri ka rreth 400 kompani italiane që operojnë.

Një nga sektorët që sugjerohet është energjia, ku vlera e investimeve italiane llogaritet në rreth 3 mld euro. Gjithashtu vlerësohet si mundësi për kompanitë italiane edhe projekti i gazsjellësit TAP, duke qenë se ka një marrëveshje mes vendeve ndërtuese. Sektor tjetër me interes, në periudhë afatshkurtër, është edhe bujqësia, turizmi, si dhe ai i modës.

“Të investosh në Shqipëri është e mundur në disa sektorë, si energjia, turizmi, transporti dhe mineralet. Ky vend po modernizohet edhe në sektorin e veshjeve. Mjaft mirë po ecin edhe qendrat e mirëqenies. Qeveria është duke investuar në gjallërimin e qendrave urbane. Kostoja e punës është mjaft e ulët. Paga mesatare mujore llogaritet në rreth 300 euro. Norma e tatimit mbi fitimin është 15%.”, shkruan italianja, përcjell “Monitor”.

Por Shqipëria përmendet edhe si një vend që ka korrupsion të lartë, spekulime dhe krim të organizuar. Ndaj cilido që kërkon të investojë, duhet të marrë në konsideratë këta faktorë. Më tej, “economia-italia.com” e krahason Shqipërinë me Kubën, “si një lloj Kube në Mesdhe”.

“Shqipëria po bëhet në njëfarë mënyre si një lloj Kube në Mesdhe, siç ishte Kuba për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku ka shumë bukuri natyrore, me nivel të ulët taksimi e ku një sipërmarrës mendjemrephtë mund të guxojë. Një vend i duhur për të investuar në turizëm ose në aktivitete që lidhen me këtë sektor.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: biznesitaliaKubashqiperia
Pas

Kaluan kufirin në këmbë me 53 kilogramë drogë me vete, arrestohen 3 shiptarët në Greqi (EMRAT)

Para

Ngjarje shokuese, babai ther njërën foshnjë, tjetra në gjendje të rëndë

Para
Ngjarje shokuese, babai ther njërën foshnjë, tjetra në gjendje të rëndë

Ngjarje shokuese, babai ther njërën foshnjë, tjetra në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Afro 80 mijë euro borxh, “Trepça” një javë afat për realizmin e pagesave ndaj minatorëve

Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më

Moska mbulohet nga bora, ndërsa temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Qeveria e Melonit diskuton marrëveshjen me Ramën

Shqetësim në Japoni për sulmet e arinjve, 6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur në më pak se një vit

Tel Aviv urdhëron banorët e Gazës të largohen nga zonat e Khan Younis

Zjarr në një hotel në Vranisht të Devollit, ende nuk dihet shkaku

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.