14:09 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu gjet një laborator droge në magazinë, Çilotaj në hetim për pastrim parash

09:44 | 14/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me VIDEO/ Brenda laboratorit të drogës në Fier, ‘teknologjia e fundit’. Ishte bërë gati për…

Prokuroria e Fierit po heton edhe aktivitetin financiar të biznesmenit nga Patosi, Vladimir Çilotaj, në magazinën e të cilit u gjet një laborator i sapo ndërtuar ku dyshohej se do të kultivohej dhe përpunohej lëndë narkotike.

Nga burime të Fax News mësohet se dyshohet se Çilotaj mund të ketë kryer pastrim parash me anë të aktiviteteteve e tij të regjistruara në QKB.

Kjo, pasi ai dyshohet që prej vitesh të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme, si në vjedhjen dhe përpunimin e paligjshëm të hidrokarbureve, gjë për të cilën është proceduar në vitin 2011 dhe së fundmi si i dyshuar në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, mësohet se gjatë tetë viteve të fundit ai mund të ketë konsumuar edhe veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas burimeve të sipërcituara, do të verifikohet çdo bilanc i aktiviteteve dhe sipërmarrjeve të Vladimir Çilotajve dhe të afërmve të tij, prej nga do të verifikohet nëse justifikohen ose jo burimet financiare të investimeve të kryera apo  të ardhurave të përfituara nga bizneset e ligjshme. Burimet theksojnë se nga hetimet e deritanishme janë ngritur dyshimet se Vladimir Çilotaj mund ta ketë përdorur biznesin e tij për të justifikuar dhe fshehur të ardhurat e përfituara nga veprimtari të paligjshme.

Në ekstraktin historik të kompanisë “Ladi 2008”, me aksioner Vladimir Çilotaj, vërehet se ky subjekt ka shtuar vit pas viti hapësirat e operimit duke nisur me “Import eksport,perpunim,transportimi dhe tregtimi me shumice dhe pakice i naftes,gazit,etj” e duke përfunduar në vitin 2013 me “Import eksport, perpunim, transportimi dhe tregtimi me shumice dhe pakice i naftes,gazit dhe nenprodukteve te tyre si benzol, gazoil, karburant per aviacionin,vajguri ndricues,vajra lubrifikante, solar, mazut, bitum, propan, butan, ksilol etj. Perpunim i naftes,gazit dhe nenprodukteve te tyre.

Import-eksport dhe ndertim i makinerive dhe paisjeve qe sherbejne per depozitimin amballazhimin, transportimin, tregtimin dhe perdorimin e naftes,gazit dhe nenprodukteve te tyre.

Pergatitje studimesh dhe projektesh si dhenie asistence teknike,dizenjim dhe ndertim te objekteve dhe impianteve qe sherbejne per depozitimin,amballazhimin,transportimin,tregtimin dhe perdorimin e naftes,gazit dhe nenprodukteve te tyre. Import-Eksport kafshe te gjalla e tregtim me shumice dhe pakice gjedhe, lope, vica, te imta dele, dhi, qengja, keca, shpende pula, zogj keto per mbarështim”.

Në momentin e ushtrimit të kontrollit në magazinën që ndodhet brenda territorit që administrohet nga Çilotaj, punëtorët fillimisht u kanë pohuar hetuesve se aty gjendej vetëm baza ushqimore për batëtinë që mbarështonin, gjedhë dhe derra që gjendeshin në stallën ngjitur.

Por, pasi hetuesit kanë kërkuar të verifikojnë në brendësi të magazinës së mbushur me bar në të dyja hyrjet e saj, mësohet se punëtorët u kanë thënë se me sa dinin aty po ndërtohej një pulari. Nga kontrolli u konstatua se aty, në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë, ishte krijuar një laborator me pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e cannabis sativas.

Sipas ekstraktit historik në QKB, një tjetër vend ku kjo kompani ushtron aktivitetin është edhe fshati Seman, stalla 1 pranë lumit, vend pranë të cilit u gjet edhe gomonia nga policia kufitare, që çoi më pas në kontrollin e magazinës së Vladimir Çilotajt ku sipas policisë po ndërtohej një laborator për kultivimin e drogës.

Dyshohet se gomonia ishte siguruar për mundësimin e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Policia dhe Prokuroria e Fierit po hetojnë për zbulimin e personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rrjet të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, raporton ‘Faxweb.al’.

Tre ditë më parë, policia e Fierit njoftoi zbulimin  e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike. Policia njoftoi se po punonte për kapjen e pranarit të magazinës, 50’vjeçarin nga Patosi, Vladimir Çilotaj.

Ky i fundit ka qenë një emër i njohur për policinë e Fierit, pasi në janar të vitit 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Në territorin ku gjendet magazina ku po montohej laboratori i drogës, gjenden edhe çisternat e hidrokarbureve.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Djali i Alban Dudushit mbush 1 vjeç, shihni detajet nga festa e madhe në natyrë (Foto)

Para

4 vite luftë në Siri, vritet i riu shqiptar

Para
4 vite luftë në Siri, vritet i riu shqiptar

4 vite luftë në Siri, vritet i riu shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së

“Përqafime, shtrëngime duarsh e rrahje shpatullash”/ Socialistët dhe demokratët “urrehen” vetëm në seancë! Jashtë sallës së Kuvendit rigjejnë “dashurinë” (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.