18:06 | 04/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Iu keni dhënë makina të blinduara çdo halabaku”, Murrizi ‘shpartallon’ AntiKÇK-në: Po ju vriten njerëz përditë, ne presim peshq të mëdhenj, ju merreni me…

11:31 | 05/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Murrizi plas skandalin: “Bankers Petrolium” ka paguar nga 400 mijë euro baballarë deputetësh, pse nuk flisni, u kanë bërë synet?! Si ministrja u fali 100 milionë euro gjobë!

Teksa është duke u diskutuar në Kuvend për aktin normativ Anti KÇK, deputeti i opozitës Myslim Murrizi është treguar tejet kritik me qeverinë, duke thënë se ky aksion nuk është gjë tjetër veçse shoë i radhës.

“A mund ta di unë ishin me letra këto automjetet e blinduara që keni sekuestruar jua, a kanë hyrë nga dogana, a i jepni ju si ministër i brendshëm lejet për mjete të blinduara? Keni pajisur me mjete të blinduara çdo lloj halabaku, pasi i keni përdorur në zgjedhje sa herë që iu është dashur”, iu drejtua Murrizi ministrit Lleshaj, ndërsa shtoi më tej se në Shqipëri krimi vret çdo ditë.

 “Vazhdoni të bëni propagandë, sikur jeni ju të mirët dhe ata të tjerët janë të këqijtë dhe duan të mbrojnë kriminelët. Kjo është propagandë e juaja, kur ju premtuar shqiptarëve parajsën. Premtuat parajsën, por nuk e shohim sot asgjëkundi. Nuk e di sesi ju shkrep se tani na qenka ngritur krimi në këmbë. Ju bëni gjasme namin, por ju iu vranë 2 në Durrës dje, ju vriten njerëz në Tiranë, në Durrës, në Vlorë etj. Po ju vriten përditë”, tha Murrizi.

Deputeti foli më tej dhe për faktin se akti normativ bie ndesh dhe me Reformën në Drejtësi, ku SPAK në vend që të merret realisht me peshqit e mëdhenj, merret me cironka.

“Dje një gazetë afër jush ka nxjerrë foto të presidentit, që iu e bëtë kryetar të shtetit dhe e keni shpallur sot armik të popullit si Mehmet Shehu. Kjo bie ndesh me reformën në drejtësi dhe thatë se me reformën në drejtësi populli shqiptar bie rehat. Si mundet që prokurori i Përgjithshëm merr urdhëra nga ministri? Ne presim peshqit e mëdhenj, e ju merrini me cironka.

Ku janë peshqit e mëdhenj? Këta të dosjeve. Jo, i keni këtu peshqit e mëdhenj. Cdo gjë buron nga këtu. Këtu jepen tendera, këtu bëhet gjithçka. Ne nuk jemi në xhepin e maxhorancës. Unë nuk mund të votoj që Prokurori i Përgjithshëm etj të jetë nën varësi të ministrit të Brendshëm. Ne duam reformë në drejtësi të pavarur nga politika. Ky ligj bie ndesh edhe me ligjin tuaj për amnisti fiskale. Nuk dihet se nga jeni, do rrini këtej apo andej”, tha ai.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: KuvendmurriziMyslim Murrizi
Pas

Plas sherri me ofendime mes emisionit, Graciano e quan palaço, Valeri i kthehet: Je copë balerini

Para

“PD përfundoi shtojcë e Ilir Metës”, Bardhi i kthehet Ballës: Ke vënë pasuri përmes krimit, je i dështuar për diversione

Para
“PD përfundoi shtojcë e Ilir Metës”, Bardhi i kthehet Ballës: Ke vënë pasuri përmes krimit, je i dështuar për diversione

"PD përfundoi shtojcë e Ilir Metës", Bardhi i kthehet Ballës: Ke vënë pasuri përmes krimit, je i dështuar për diversione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Afro 80 mijë euro borxh, “Trepça” një javë afat për realizmin e pagesave ndaj minatorëve

Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më

Moska mbulohet nga bora, ndërsa temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Qeveria e Melonit diskuton marrëveshjen me Ramën

Shqetësim në Japoni për sulmet e arinjve, 6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur në më pak se një vit

Tel Aviv urdhëron banorët e Gazës të largohen nga zonat e Khan Younis

Zjarr në një hotel në Vranisht të Devollit, ende nuk dihet shkaku

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.