Një shtetas 33-vjeçar, banues në Shkodër, është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u largua nga vendngjarja pas përplasjes së automjetit të tij.
Si pasojë e përplasjes së mjetit të tij nga një mjet tip “Iveco”, ka pasur vetëm dëme materiale, por 33-vjeçari ka zgjedhur të largohet. Dyshohet se shkak është bërë gjendja e dehur në të cilin ai gjendej në atë moment.
Detaje të policisë:
Më datë 15.05.2017, u arrestua shtetasi Redi D., 33 vjeç, banues në Shkodër, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke qenë në mjetin e parkuar në anë të rrugës, tip “Mercedes Benz”, është goditur nga mjeti tip “Iveco”, me drejtues F. M., 44 vjeç.
Menjëherë shtetasi Redi D. pas përplasjes, që ka rezultuar vetëm me dëme materiale është larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe dyshohet të ketë qënë në gjendje të dehur. Parashikuar nga Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)