10:59 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ivanov letër SHBA-së, BE-së dhe Turqisë: Të dënohet platforma shqiptare

14:21 | 07/03/2017
në Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ivanov letër SHBA-së, BE-së dhe Turqisë: Të dënohet platforma shqiptare

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mësohet se i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Turqisë letër ku kërkon dënimin e platformës shqiptare.

Ai ka kërkuar konkretisht që të hedhin poshtë për shkak të përmbajtjes së saj të rrezikshme për shtetin maqedonas, platformën shqiptare që e cenon.

Në letrën dërguar presidentit amerikan Donald Trump, kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov shprehet se dënimi i kësaj platforme është mënyra më e mirë për kapërcimin e krizës politike.

“Vlerësoj se dënimi dhe hedhja poshtë e këtij dokumenti është mënyra e vetme për dalje nga kriza pa rrugëdalje në të cilën ndodhemi. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë qëllimet e Marrëveshjes së Përzhinës, para se gjithash reformat prioritare, stabilizimin politik, uljen e tensionet e ndëretnike dhe ndërpartiake në Maqedoni dhe kthimin e shtetit në rrugën e integrimit euroatlantik.

Platforma është një dokument paszgjedhor i arritur në shtet të huaj, në kabinetin e një kryeministri të huaj. Më këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Maqedoninë në pozitën e varshmërisë nga një shtet tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë me të cilën rrezikohet karakteri unitar i shtetit. Platforma rrënon Marrëveshjen e Ohrit, e cila rregullon marrëdhëniet mes bashkësive etnike me Maqedoninë.”, shkruan ndër të tjera ai në letër

Më tej, ai kërkon dënimin e përzierjes flagrante në punët e brendshme, të dy shteteve fqinje të Maqedonisë, aspirantë për anëtarësim në BE. Kjo letër vjen pas mbledhjes së të hënës së ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Gjorge Ivanovletermaqedonishqiptaret
Pas

4 persona të plagosur, përplasen dy automjete në Elbasan

Para

“Lamtumirë Brad Pitt”, Angelina Jolie në krahët e një mashkulli të ri (FOTOT)

Para
“Lamtumirë Brad Pitt”, Angelina Jolie në krahët e një mashkulli të ri (FOTOT)

“Lamtumirë Brad Pitt”, Angelina Jolie në krahët e një mashkulli të ri (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.