Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi sot një zëdhënës ushtarak, ndërsa një grup iranian për të drejtat e njeriut tha se ishin vrarë rreth 600 persona.
Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit çdo ditë, me rreth 30 raketa balistike të lëshuara në dy sulme intensive gjatë natës. Që nga fillimi i luftës, 24 persona janë vrarë në Izrael dhe më shumë se 800 të tjerë janë plagosur.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një organizatë joqeveritare e aktivistëve iranianë me qendër në SHBA raportoi sot se 239 civilë, 126 punonjës ushtarak dhe 220 persona të paspecifikuar kishin vdekur në sulmet izraelite në një total prej 585 të vrarësh.