Jahti i llojit Velier, i cili u gjet i braktisur në det të hapur pranë zonës së Patokut në Kurbin dhe më pas u dërgua në portin e Shengjinit, dyshohet të jetë vjedhur.
Lidhur me këtë fakt është shoqëruar në komisariatin e Lezhës një shtetas francez. Një dokument i gjetur brenda velierës ka qenë indice për grupin hetimor.
Jahti ishte me flamur slloven dhe shtetasi francez ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Ndërkohë pavarësisht dëshmisë së francezit, ka dyshime paraprake se ky jaht mund të jetë vjedhur dhe më pas autori apo autorët e kanë lënë pranë zonës së Patokut në Kurbin.