02:42 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

17:29 | 27/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë deklaratën e 15-vjeçares Amina Nuraj, e cila ka thënë se “Jam e gatshme të veshi uniformën e policisë së Kosovës!”. Ngjarjet e fundit në Kosovë, me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku kanë nxitur reagime të shumta nga shumë qytetarë.

Berisha shkruan se Amina ka marrë përsipër nëj mision historik për të mësuar gjuhën shqipe për banorët shqiptarë të Pazarit të Ri.

Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Misionare e rizgjimit të shqiptarëve në Pazarin e Ri.

Të dashur miq, Amina Nuraj vajza shqiptare nga Pazari i Ri, vetëm në moshën 15 vjeçare mësoi për origjinën e saj shqiptare sepse terrori serb i kishte imponuar familjes së saj si mijëra e mijëra familjeve të tjera të asaj krahine, fshehjen e identitetit të tyre shqiptar.

Amina ndjehet krenare me origjinën e saj dhe ka marrë përsipër misionin fisnik të mësimit të gjuhës shqipe dhe zgjimit të ndërgjegjies kombëtare tek banorët me origjinë shqiptare të Pazarit të Ri.

Ajo është kërcënuar me jetë nga ultranacionalistët serb, por ka qendruar si Norë apo Shotë e vërtetë.

Pas aktit terrorist të falangave të Beogradit dhe rënies në krye të detyrës të heroit të kombit Afrim Bunjaku, Amina deklaroi se ajo ishte e gatshme të veshë uniformën e policisë për të mbrojtur Kosovën nga terroristët serb.

Duke shprehur nderimin tim të thellë për Aminën, atdhetarinë dhe misionin e saj, ju ftoj të lexoni këtë shkrime kushtuar qendrimeve të fundit të kësaj vajze që bën krenar çdo shqiptar.

Vajza shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj: Jam e gatshme të veshi uniformën e policisë së Kosovës!

Vajza e re shqiptare, Amina Nuraj, nga Sanxhaku, e cila i ka vënë vetes mision të shenjtë, kthimin, vetëdijesimin e bashkëqytetarëve të saj për gjenezën e përkatësisë kombëtare shqiptare, fillimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe deklarimin e hapur kombëtar shqiptar, për t’i shpëtuar asimilimit, ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetës për aksionin e policisë së Kosovës në veri, kundër grupit terrorist që u zbulua, neutralizua dhe dëbua nga Kosova, duke ra heroikisht në këtë aksion edhe polici Afrim Bunjaku.

Ajo duke shprehur gatishmërinë që edhe personalisht ta vesh uniformën e policisë së Kosovës në mbrojtje të tërësisë territorial nga agresioni serb, shkruan në profilin e saj në Facebook se, djemtë e Adem Jasharit nuk durojnë shkeljen e tokës së shenjtë shqiptare.

“Nuk do të lënë më djemtë e Adem Jasharit shkaun t’ua shkelin tokën”, shkruan ajo. Po ashtu ajo ka rikujtuar terroristët serb se janë mashtruar, se kanë gabuar në llogarinë e tyre sipas së cilës në Kosovë do të futen e të luajnë valle kriminale sin në një shtëpi pa zot, sepse tash Kosova është shtet dhe ka forcën e vetë, kurse ata që kthehen në vendin e krimit do t’a marrin plumbin e ndëshkimit. “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…..O shpirtat e mjerë, harruat se Kosova nuk është më si në vitet e nëntëdhjeta. Kur khtehet ushtria në Kosovë”, thotë Amina Nuraj duke kujtuar se tash Kosova ka djemtë dhe vajzat e veta të guximshme që i dalin zot dhe nuk frikësohen ta mbrojnë e të sakrifikohen për shtetin.

Etiketa: Afrim BunjakuAmina NurajkosovaSali Berishaserbiashqiperi
Pas

Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

Para

Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

Para
Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.