01:31 | 03/02/2025

“Jam Shullazi, dua 10 mijë euro”, si i vunë gjobë biznesmenit dy pastruesit e xhamave (VIDEO)

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë dy të rij, Durim Dervishi dhe Altin Valisi, përkatësisht 19 dhe tjetri 21 vjeç.

Të dy janë punonjës të një kompanie që merrej me pastrimin e xhamave por që u arrestuan sot nga  policia për gjobëvënie. Biznesmeni që zgjodhën për t’i vënë gjobë quhet, Piro Zoto dhe shiste xhama në autostradën Tiranë-Durrës, ku pikërisht edhe dy të rinjtë blinin materialet.

Për ta trembur biznesmenin, Altin Vasili dhe Durim Dervishi i shkruanin mesazhe ku prezantoheshin me emrin “Altin Shullazi”.

Ata kërkoni nga biznesmeni Zoto t’iu paguante shumën prej 10 mijë euro duke i dërguar në celular kërcënime me vdekje nga “Altin Shullazi”.

 

Detaje:

Më datë 15.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Last Night”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar shtetasit:

• Altin Valisi, 21 vjeç, banues në Tiranë

• Durim Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë

Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 1 armë automatike, tip AK-47
– 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme
– 5 Karta SIM

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.

 
(J.V/Shuplaka)

 

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit