Teksa hetimet janë duke vijuar dhe në to janë përfshirë specialistë nga mjekësia deri tek ushtria, dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka zbuluar një detaj në lidhje me incidentin në mitingun e djeshëm të PD-së.
Malltezi shprehet se pas mitingut të hapjes së fushatës së PD i është acaruar vetëm pjesa e djathtë e fytyrës, me drejtim nga Kryeministria.
Postimi i Malltezit:
Dje në miting: Nuk e vura re dje por e pashë sot: acarim i lëkurës së fytyrës dhe qafës vetëm në anën e djathtë dhe nga pas (drejtimi nga kryeministria) si dhe pak acarim me kruarje syrit të djathtë. Duke qenë me Ramazan mendova se ish ndonjë pasojë e agjërimit dhe mungesës se lëngjeve ne trup. Zoti na shperblefte mundin!
(M.D/Shuplaka)