04:50 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Janarit po i vjen fundi, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë kësaj jave

13:50 | 24/01/2022
në Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Janarit po i vjen fundi, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë kësaj jave

Dashi: Është një periudhë e ngadaltë por e rëndësishme rikuperimi për ju. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës do të pësojnë zhgënjime në sektorin sentimental, pasi sjellja e partnerit do t’ju lëndojë. Shmangini veprimet impulsive, sepse mund të pendoheni më vonë. Deri në fund të janarit mund t’i zgjidhni problemet tuaja. Tani ka ardhur momenti që të kërkoni zgjedhje të reja. Dashi do të mbajë vendin e 11-të.

Demi: Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Nga pikëpamja emocionale dhe sentimentale gjërat do t’ju shkojnë shumë mirë. Marsi dhe Jupiteri në prapavijë ju nxisin që të zgjidhni disa çështje praktike. Kushdo që është beqar duhet të fillojë të shikojë përreth. Në aspektin financiar situata do të jetë gjithashtu pozitive. Të ardhurat do t’ju shtohen, por shmangini shpenzimet për gjërat e panevojshme. Demi do të jetë në vend të dytë.

Binjakët: Nga e premtja mund të jeni duke luftuar me një shqetësim fizik, që do të arrini ta kapërceni shkëlqyeshëm. Parashikimi për shenjën tuaj është pozitiv në përgjithësi, edhe pse yjet ju këshillojnë që ta shtrini këmbën sa keni jorganin. Faturat që keni për të paguar mund t’ju kenë krijuar njëfarë sikleti. Që nga dita e enjte, Venusi do të jetë shumë aktiv në shenjën tuaj. Hera herës do të shfaqeni të pavendosur, por do të keni aftësinë për t’i gjykuar gjërat drejt. Binjakët do të jenë në vend të 7-të.

Gaforrja: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Hera herës do të keni përshtypjen se do të bini nga shiu në breshër. Planetët nuk janë rreshtuar në pozicion të favorshëm për shenjën e ujit. Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë. Për t’u qetësuar do të bënit mirë të meditoni ose t’i kushtoni më shumë rëndësi pasioneve tuaja. Kjo do t’ju qetësonte dhe do t’ju shpërqendronte nga problemet. Gaforrja do të renditet në vend të 12-të.

Luani: Do të dini të tregoheni largpamës. Kalimi i dyfishtë i Marsit dhe Merkurit në orbitën e Bricjapit mund të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për të lindurit në shenjën e Luanit këtë javë dimri. Ata do të dinë të tregohen të matur dhe ta shtrijnë këmbën aq sa kanë jorganin. Sektori i privilegjuar do të jetë ai i punës, ku gjatë tri ditëve të fundit do të jetë shumë më e lehtë të hiqni dorë nga diçka tani për të përfituar më shumë në të ardhmen. Këtë javë ju takon vendi i tretë.

Virgjëresha: Do të hapen përpara jush rrugë të reja. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të dielën do të ketë ndryshime për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, sidomos në aspektin sentimental. Ata që janë të përfshirë në marrëdhënie toksike duhet të gjejnë guximin që t’i japin fund, në mënyrë që të kenë mundësi të gjejnë një person më të përshtatshëm. Virgjëresha do të jetë në vendin e pestë.

Peshorja: Çiftet që kanë pasur kriza ose debate të shumta, tani do të duhet të përpiqen të rikuperojnë marrëdhënien e tyre, sepse kjo fazë është me të vërtetë vendimtare. Fundi i janarit do të mund të japë atë që fillimi i muajit nuk solli. Në përgjithësi është një qiell vërtet pozitiv për emocionet dhe marrëdhëniet romantike. Mos i nënvlerësoni situatat që mund t’ju japin avantazhe. Nga kjo e diel nis një fazë rikuperimi psikofizik. Peshorja mban vendin e tetë.

Akrepi: Po përjetoni një gjendje tensioni si në dashuri ashtu edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, por jeni më të vetëdijshëm për atë që dëshironi. Me kalimin e kohës do të ndiheni më të qetë. Ata që kanë mundësinë për të lëvizur ose për të ndryshuar ambient, duhet ta bëjnë. Tani e tutje do t’ju duhet të merrni vendime bazuar në atë që është më e mira për ju dhe jo për të tjerët. Akrepi do të jetë në vendin e gjashtë.

Shigjetari: Ndiheni të lodhur në këtë periudhë dhe prandaj duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Tani është thelbësore për ju që të rikuperoni forcat. Në aspektin social dhe sentimental situata paraqitet pozitive. Nëse më parë keni qenë të zhytur në botën tuaj dhe nuk donit të hapeshit me të tjerët, tani dëshira për të ndërvepruar po ju rikthehet. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të mbara të javës. Këtë javë do të jeni në vendin e 10-të.

Bricjapi: Të kesh një qiell pozitiv nuk mjafton për të marrë atë që dëshiron. Ata që u dogjën në të kaluarën tani do të duhet të jenë pak më vigjilentë për të analizuar plotësisht situatat rreth tyre. Në një periudhë të favorshme si kjo, mundësitë nuk do t’ju mungojnë. Do të varet nga ju që të gjeni atë që bën për ju. Ky është një vit i mbarë për çiftet që kërkojnë stabilitet ose duan një fëmijë. Bricjapit i takon vendi i parë.

Ujori: Horoskopi ju buzëqesh, sepse Dielli është në shenjën tuaj. Edhe ata që mund të kenë thënë disa herë “jo” tani mund të ndryshojnë mendje. Është një qiell pozitiv për ata që duan të fillojnë një projekt pune. Nëse jeni duke bërë shumë gjëra njëherazi, do t’ju kërkohet të bëni një zgjedhje. Urani së shpejti do të fillojë një tranzit në shenjën tuaj dhe kjo mund t’ju bëjë disi të ndjeshëm. Ata që kanë një marrëdhënie të ndërlikuar mund të vendosin ta ndërpresin atë dhe të shikojnë përreth. Ujori do të jetë në vend të katërt.

Peshqit: Në këtë fazë kemi shumë planetë të favorshëm, por ata që mbyllen në shtëpi ose janë shumë dyshues mund të mos e ndiejnë ndikimin e tyre. Ju keni 5 planetë në favor të shenjës suaj, me Neptunin që mund t’ju ndihmojë të përmbushni një ëndërr. Nëse keni ide të realizueshme, në këtë periudhë do t’ju duhet të përvishni mëngët dhe të filloni punën. Do të keni edhe më shumë sharm, kjo do të ndihmojë edhe beqarët që kërkojnë një shpirt binjak. Peshqit do të mbajnë vendin e nëntë.

Pas

Deputeti kritikon ashpër Kurtin në Kuvend: Mjaft fole për 20 vitet e shkuara, ke pushtetin absolut që ke kërkuar dhe ta kanë dhënë

Para

Audipërgjimi/ Reagon Veliaj: U qëndroj të gjitha atyre që kam thënë, ‘pavarësia’ e FSHF-së jo gjethe fiku

Para
Audipërgjimi/ Reagon Veliaj: U qëndroj të gjitha atyre që kam thënë, ‘pavarësia’ e FSHF-së jo gjethe fiku

Audipërgjimi/ Reagon Veliaj: U qëndroj të gjitha atyre që kam thënë, 'pavarësia' e FSHF-së jo gjethe fiku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.