19:50 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jasir Asani vjen me vonesë në Tiranë, sulmuesi mbetet prapa me përgatitjet në Kombëtare

17:26 | 02/06/2025
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jasir Asani vjen me vonesë në Tiranë, sulmuesi mbetet prapa me përgatitjet në Kombëtare

Në një moment ku sytë e të gjithë shqiptarëve janë kthyer drejt sfidës delikate dhe historike ndaj Serbisë, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani, ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve të Guanzhusë në Korenë e Jugut, duke shënuar një gol pas një periudhe të gjatë heshtjeje.

Minuta e 44-të e përballjes ndaj Daegut u shënua nga kthjelltësia e Asanit nga pika e bardhë e penalltisë, një sinjal i qartë se forma e tij është ende aty, pavarësisht disa javëve pa gjetur rrjetën. Ky ishte goli i parë për anësorin e krahut të djathtë që nga data 12 mars 2025, kur kishte shkëlqyer me dygolësh kundër Visel Kobe në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë. Për një futbollist ofensiv, një pritje prej gati tre muajsh për të shënuar është psikologjikisht e rëndë, ndaj ky gol ka ardhur si një frymëmarrje e nevojshme për 29-vjeçarin. Por problemi i vërtetë nuk qëndron te forma e tij. Pyetja që tani lind është: A do të jetë Jasir Asani gati fizikisht dhe mendërisht për supersfidën ndaj Serbisë të shtunën?

14 ORË FLUTURIM DHE NJË GRUMBULLIM I VONUAR. Pas përfundimit të ndeshjes me Guanzhunë, Asani do të niset drejt Shqipërisë, por fluturimi nga Koreja e Jugut drejt Tiranës përfshin një udhëtim të gjatë dhe të lodhshëm që zgjat më shumë se 14 orë, pa përfshirë ndalesat dhe akomodimin. Ai pritet të mbërrijë në Shqipëri me vonesë, teksa një pjesë e grupit të kuqezinjve po stërvitet prej disa ditësh në Durrës, ndërsa sot nisin zyrtarisht përgatitjet në Tiranë. Kjo vonesë ka ngritur pikëpyetje reale për gjendjen fizike të lojtarit dhe mundësinë e aktivizimit të tij që nga minuta e parë ndaj Serbisë. Asani ka mundësi të mos konsiderohet titullar për ndeshjes e së shtunës dhe përveç lodhjes fizike dhe vonesës, mund të jetë një vendim i arsyetuar me nevojën për ta ruajtur dhe rikuperuar plotësisht për sfidën e dytë ndaj Letonisë.

Nuk ka dyshim se Jasir Asani është një ndër elementët më kreativë të Kombëtares shqiptare. Me aftësi në driblim, gjuajtje të fuqishme dhe vizion të mirë në pasim, ai është shpeshherë faktori befasues në ndeshjet me intensitet të lartë. Goli i tij ndaj Polonisë në kualifikueset për Europianin 2024 është ende i freskët në memorien e tifozëve, një perlë që ngjalli shpresë dhe krenari. Gjithsesi, përballë Serbisë, një kundërshtar që kërkon presion të lartë dhe intensitet, stafi teknik i Shqipërisë mund të preferojë alternativa më të freskëta fizikisht dhe më të integruara me përgatitjet e fundit.

Pas

VIDEO/Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet. Ndërhyrje me helikopter për shkak të përmasave të mëdha dhe terrenit të vështirë

Para

Mbaron takimi në Stamboll, Ukraina kërkon takim mes Putinit dhe Zelenskit

Para
Mbaron takimi në Stamboll, Ukraina kërkon takim mes Putinit dhe Zelenskit

Mbaron takimi në Stamboll, Ukraina kërkon takim mes Putinit dhe Zelenskit

 



Të Fundit

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.