Presidentja e KE, Von der Leyen ka dhënë një përgjigje diplomatike kur është pyetur nëse është kundër apo pro “Ballkanit të Hapur”. Gjatë një deklarate për mediat në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Von der Leyen tha se BE mirëpret çdo iniciativë që është brenda “Procesit të Berlinit”.
“Po të shikojmë ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënien ekonomike, mendoj që procesi i Berlinit është kuadri që po shtyn procesin integrimin për 6 vendet e rajonit.
Kjo është përvoja jonë me tregun e përbashkët, çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por kontekstin që propozohet. Proces i hapur rregullon marrëdhëniet mes vendeve dhe bashkëpunimin mes tyre”, Von der Leyen.