Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po “flasin” për martesë, dhe fëmijët e tyre – binjakët nëntëvjeçarë të Jennifer, Max dhe Emme dhe vajzat e Alex, Natasha, 13 vjeç, dhe Ella, nëntë, sic raporton Daily Mail kanë shumë dëshirë që ato të dy të martohen.
48-vjeçarja i ka publikuar fotot e mbrëmjes në historitë në “Instagram”. Ndonëse ata kanë vendosur të bashkëjetonte pak kohë më parë, mediat e huaja raportojnë se Alex është gati ti propozojë Jenniferit, nga dita në ditë dhe ndoshta dita e madhe do të jetë vigjilja e Krishtlindjeve.
Ndërkohë, Jennifer dhe Alex zbuluan pak javë më parë se sa e rëndësishme është të “kuptojnë” njëri-tjetrin. Alex ka thënë: “Ne jemi shumë të ngjashëm, jemi të dy Luani, jemi të dy nga Nju Jorku, jemi të dy Latinë dhe kemi dhe rreth 20 gjëra të tjera të njëjta”.
Dhe Jennifer shtoi: “Unë e kuptoj atë në një mënyrë që nuk mendoj se dikush tjetër mund ta kuptojë, dhe ai më kupton mua në një mënyrë që askush tjetër nuk mund të më kuptojë. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post