Tekniku i Milanit Rino Gattuso e ka tepruar paksa në përfundim të ndeshjes së skuadrës së tij me Lacion, ku arritën një rezultat pozitiv.
Në intervistën me moderatoren Ilaria D’Amico për Sky Sport, duket se ai ka qenë sa ironic po aq edhe I patakt. Ajo është e dashura e portierit të Juventus, Gigi Buffon që këtë të diel festoi 40-vjetorin.
“I bëre dhuratë për 40-vjetorin?” – pyeti trajneri i Milan, prezantuesen që iu përgjigj se nuk dinte çfarë të thoshte nga sikleti.
“Ka kohë deri në mesnatë. Do të ta them në privat çfarë i dhurova, ia kthen ajo jo, por në atë moment Gattuso i dha goditjen: “Jepi një puthje me gjuhë nga ana ime, thuaj se e kam xhan”.
D’Amico mjaft në siklet iu përgjigj: “Tani do ta bëjmë transmetimin Buffon-D’Amico? Për fat po fillon ndeshja e mbrëmjes dhe duhet ta mbyllim lidhjen”.
Në studio Marocchi dhe Costacurta u shkrinë gazit, ndërsa moderatorja nuk mundi ta fshihnte sikletin në fytyrën e saj.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=86&v=arHevFlxAEA