Shtetasi 55-vjeçar, F. Ruci, banues në Vlorë, ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Nga hetimet e deritanishme të policisë lokale, dyshohet se ai ka vepruar në kushtet e depresionit për të cilin kurohej prej disa vitesh.
Burime të policisë bëjnë me dije se F. Ruci jetonte bashkë me të motrën, por në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej vetëm në banesë.
Detaje të policisë:
Rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë shkollës jopublike “Ikea” ka rënë nga kati i 3-të i pallatit, një shtetas i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.
F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
(XH.A/SHUPLAKA)