Është përuruar ditën e sotme në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri korsia e re për automjetet e tonazhit të rëndë .
Në këtë përurim mori pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjis, Pal Lekaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.
Gjithashtu me hapjen e kësaj korsie pretendohet të përshpejtohet qarkullimi mjeteve tëë tonazhit të rëndë duke minimizuar pritjet.
Ndërkohë që deri më tani automjetet e tonazhit të rëndë qarkullonin në të njëjtën korsi me automjetet e tjera duke shkaktuar kështu një qarkullim të ngadaltë, pritje të gjata dhe trafik të rënduar.